Katër persona, prej të cilëve dy nga Shkupi dhe nga një nga Kavadari dhe nga Tetova dje në polici janë denoncuar si të zhdukur nga të afërmit e tyre. Në orën 08:30 në SP Gazi Babë, B.P. (73) nga f.Creshevë e Shkupit, ka denoncuar se në datën katër të këtij muaji, në orën 12 nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar djali i tij S.N. (35). Në SP Tetovë, S.R. (74) nga Tetova në orën 09:50 ka denoncuar se më 03.08.2017 rreth orës 10 nga shtëpia ka dalë bashkëshortja e tij M.R. (50) dhe është nisur për në treg në Tetovë dhe nuk është kthyer në shtëpi. Ajo nuk ka qenë e kapshme edhe në telefonin celular.
K.N. (38) nga f.Sopot dje në orën 11 në SP Kavadar ka denoncuar se më 08.08.2017 nga ora 11 në drejtim të panjohur është larguar vëllai i tij S.N. (36) nga f.Sopot. Ai me autobus është nisur në Kavadar dhe nuk është kthyer në shtëpi. Në orën 21:30 në SP Çair, Z.R. (54) nga Shkupi ka denoncuar se më 08.08.2017 rreth orës 11 nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar vajza e tij R.A. (28). Po ndërmerren masa për gjetjen e personave.