Katër persona janë lënduar mbrëmë rreth orës 20 në një aksident rrugor mes të tri makinave në rrugën “Ilindenska” në Tetovë.
“Ka ndodhur një aksident rrugor në të cilin janë përfshirë tri automjete: “BMV” me targa të Tetovës të drejtuar nga E.B. (21) nga Sellca e Tetovës, “Audi” me targa të Shkupit të drejtuar nga B.L. (35) nga Republika e Shqipërisë dhe “BMV” me targa të Gjermanisë të drejtuar nga E.M. (44) nga Gradeci i Gostivarit. Në aksident katër persona kanë pësuar lëndime fizike të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës, pas së cilës janë lëshuar për trajtim shtëpiak”, informoi SPB Tetovë.
Në vendin e aksidentit ekspertizë ka kryer një ekip i SPB Tetovë.