Katër persona janë lënduar gjatë të shtënave në festimin e titullit të kampionit të Torontos

Katër persona janë lënduar nga armë zjarri gjatë paradës së mbajtur për kamionin e ri të NBA, Toronto. Fillimisht u raportuan dy persona me lëndime, por më vonë numri i tyre u rrit në katër, bën të ditur Mia, përcjellë gazeta Koha.

Incidenti ndodhi gjatë festimit në sheshin “Natan Filips” nga Toronto, kur persona të panjohur hapën zjarr.

Sipas policisë, të lënduarit kanë lëndime serioze, por janë jashtë rrezikut të jetës. Policia në Toronto ka mbajtur në rajon dy persona tek të cilët është gjetur armë zjarri.