Paris, 11 nëntor – Tërmeti me intensitet prej 5.4 ballëve është regjistruar në afërsi të Montelimar në Drom- Francë, ndërsa janë lënduar katër persona, prej të cilëve një më rëndë, transmeton gazeta KOHA.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në 10 kilometra nga Montelimar dhe ishte ndjerë në Lion, Monpelje, Sen-Etjen, Grenobl, Avinjon dhe Marsej.
Zjarrfikësit e Dromit në Tuiter kanë njoftuar që pranojnë shumë telefonata për ndihmë dhe apelojnë deri tek qytetarët që të mos i ngarkojnë pa nevojë linjat telefonike për ndihmë.(koha.mk)