Nikozia, 6 dhjetor – Të paktën katër persona e humbën jetën në përmbytjet të cilat e kapluan Qipron pas shirave të rrëmbyeshëm.
Personat kanë pësuar pasi automjeti me të cilin kanë udhëtuar është dërguar nga uji i ardhur prej shirave të rrëmbyeshëm.
Mediat qipriote njoftojnë për shi pothuajse të pandërprerë, i cili bie nga e marta në mëngjes, ndërsa disa pohojnë se ato janë shirat më të rrëmbyeshëm ndonjëherë.
Vërshimet afatshkurtra pas reshjeve të izoluara nuk janë të pazakonshme në ishull, por vërshimet e tilla të gjata janë të rralla. Kushtet e këqija të motit vazhduan edhe sot.
“Në afat prej disa minutash moti ndryshoi nga mot i shkëlqyer me diell në mot të ftohtë ekstrem me vetëtima, të cilat dëgjoheshin nga largësia. Njerëzit vendosën thasë me rërë që të pengojnë që uji të depërtojë dhe të kalojë nën dyert”, deklaroi një banore lokale.
Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë për automjete në det apo nën ujërat e ardhur dhe depërtimin e ujit në shtëpitë.
Lumenjtë dolën nga shtretërit, duke shkaktuar dëm në kryeqytetin Nikozia dhe çuan drejt mbylljes së pjesshme të autostradës e cila i lidh Nikozian me Kireni, qytet port në bregun verior.
Shkolla të shumta janë mbyllur. Dëme janë bërë edhe në rrjetin rrugor prej shiut të fuqishëm në pjesën jugore të ishullit