Një raport që paraqet pabarazinë ekonomike në Indonezi, thotë se katër njerëzit më të pasur të këtij vendi, kanë më shumë pasuri se 100 milionë njerëz të varfër bashkë, shkruan Al Jazeera. Raporti i Oxfam thotë se Indonezia me më shumë se 250 milionë njerëz, është vendi i gjashtë me pabarazinë më të madhe në botë. Përbrenda Azisë, vetëm Tajlanda është më e pabarabartë. Faji për këtë pabarazi kaq të theksuar ekonomike, i është referuar tregut fundamentalist që ua ka lejuar njerëzve të pasur që të kapin shumicën e benefiteve që ofron vendi.