Negotinë, 24 gusht – Katër nga 13 emigrantët e lënduar në aksidentin e mbrëmshëm në autostradën Demir Kapi-Negotinë, janë transferuar në klinikat e Shkupit, për MIA-n deklarojnë nga Reparti Kirurgjik pranë Spitalit të Përgjithshëm Kavadar.
“Nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore Negotinë na kanë sjellë 13 emigrantë. Njëri ishte i vdekur, pesë mbajtëm në këtë spital, ndërsa tre me lëndime më të lehta janë trajtuar në mënyrë ambulante. Njëri nga të lënduarit më rëndë kishte frakturë të vertebrës dhe gjakderdhje në tru, ndërsa tjetri frakturë të brinjëve”, sqarojnë nga spitali.
Të gjithë kanë qenë të moshës rreth 22 deri 25 vjet.
Sipas MPB-së, automjeti transportues “folsfagen fejton” me emigrantë. është përplasur në një makinë transportuese “skania”, të drejtuar nga 58 vjeçari L.M nga Kavadari. Dhjetë emigrantë kanë qenë nga Pakistani, ndërsa tre nga Bangladeshi. (koha.mk)