Anësori i Juventusit, Douglas Costa është dënuar me katër ndeshje mos-lojë shkaku i sjelljeve të këqija në ndeshjen kundër Sassuolos. Braziliani në këtë ndeshje u ndëshkua me karton të kuq pasi pështyu në fytyrë Frederico Di Francescon. Ai ka kërkuar falje për këtë veprim, derisa Di Franceso ka mohuar akuzat se e ka fyer brazilianin me baza racore.
Douglas Costa rrezikonte nga 3 deri në 6 javë dhe gjykatësi sportiv është mjaftuar me një rrugë të mesme duke e pezulluar me 4 takime brazilianin i cili do të humbasë kështu 4 sfidat e ardhshme të bardhezinjëve në Serinë A përfshirë edhe duelin e rëndësishëm ndaj Napolit.