Paul Pogba u ka dërguar mesazh gjithë shokëve të skuadrës se është koha për të ngritur kokën lartë dhe për të luftuar e për të gjetur rrugën drejt fitoreve. Barazimi 0-0 në “Old Trafford” në Ligën Kampionëve me Valencian, ishte ndeshja e katërt që Man United nuk di për fitore në të gjitha garat, pas humbjeve nga Derby County dhe West Ham, e barazimit tjetër me Wolves. Situata në dhomat e zhveshjes nuk është e mirë, por pavarësisht kësaj – Pogba, që ditë më parë iu hoq shiriti i kapitenit, ka kërkuar nga shokët që të vazhdojnë e të luftojnë. “Le të vazhdojmë dhe të luftojmë United”. Ka shkruar ai në rrjetet sociale