Woods gjithashtu është dënuar edhe me katër muaj burgim, për shkak të sulmit ndaj futbollistit, të cilin e kishte kryer në ditën kur po festonte ditëlindjen e 30-të, shkruan sot Koha Ditore.
Woods ishte njëri prej dy tifozëve që u futën në fushë pas golit të epërsisë së Burnleyt që e realizoi Jack Cork, më 23 gusht në ndeshjen e raundit të dytë. Ai u kap me Westwoodin që e goditi përpara se të rrihej me një person tjetër të sigurisë, i cili arriti ta largojë tifozin e tërbuar nga fusha. Woods pranoi dy akuzat për sulm që rëndonin mbi të si dhe futjen në fushë në “Ewood Park” për të penguar zhvillimin e ndeshjes. Trajneri i skuadrës së Burnleyt, Sean Dyche, ka përshëndetur veprimin e ndërmarrë ndaj tifozit që sulmoi futbollistin e tij.