Përmes Programit për mbështetje të ekonomisë së gjelbër (GEFF) që do të prezantohet sot, Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH) fillon me financimin e amvisërive për rritje të efikasitetit të tyre energjetik. Bëhet fjalë për linjë kreditore në vlerë prej katër milionë eurove që do të plasohet përmes Bankës së Ohrit, Sosiete gjeneral dhe Shparkase bank Maqedoni. Katër milionë euro shtesë është planifikuar të realizohen përmes bankave tjera lokale. Mjetet duhet t’u ndihmojnë amvisërive që t’i zvogëlojnë emisionet e gazrave dhe ta përmirësojnë standardin e tyre jetësor. Në konferencën për promovim të GEFF që e organizon BERZH do të mbajnë fjalime Koço Angjushev dhe drejtuesi i Sektorit për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së në Maqedoni, Nikolla Bertolini. GEFF për Maqedoninë është pjesë e Programit për Ballkanin Perëndimor, i projektuar në 85 milionë euro.