Tetovë, 5 korrik – Në Reçicë të Madhe të Tetovës është bërë rikonstruimi i rrugës e cila qon nga varrezat deri te pjesa pyjore, në gjatësi prej 250 metrave.
Rruga ishte tërësisht e shkatërruar gjatë motit të keq në vitin 2015, ndërsa për sanimin e saj janë shpenzuar katër milionë denarë, përcjellë KOHA.
Kryetarja e Teuta Arifi vizitoi këtë rrugë pas përfundimit të rikonstruimit.
Në pyetjen e gazetarëve se pse u deshën katër vite që të përfundohet rikonstruimi kryetarja u përgjigj se ka trashëguar shumë rrugë të dëmtuara.
Kjo rrugë pësoi për shkak të daljes së lumit dhe ishte shkatërruar tërësisht dhe nuk mundi të përdorej që nga viti 2015. Më 3 gusht rajonin e Tetovës e kaploi mot i keq në të cilin më të prekura ishin fshatrat Shipkovicë dhe Reçicë e Madhe dhe e Vogël, me çka jetën e humbën gjashtë persona, ndërsa qindra shtëpi dhe objekte ishin shkatërruar.
Me ndihmën e ekspertëve të huaj, ishte përgatitur plan aksional për mbrojtje nga vërshimet që kushton 25 milionë euro, por realizimi i tij në teren ende nuk ka filluar. (koha.mk)