Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura. Fjala është për trajnerin e ri të Juventusit, pasi sipas të gjitha gjasave Allegri po kalon ditët e fundit në “Allianz Stadium”, shkruan GazetaBlic, përcjellë gazeta Koha. Ky i fundit është afër marrëveshjes me PSG-në, derisa klubi italian edhe më tutje po mendon për zëvendësuesin e tij.
Maurizio Sarri e Antonio Conte kanë qenë emrat më të lakuar, por që së fundi si opsion ka ardhur edhe Guardiola. Mediat apeninase sipas informatave të tyre raportojnë se nëse trajneri aktual i Manchester Cityt zbarkon në qytetin industrial italian, ai do t’i mbajë katër lojtarë. Fillimisht nuk do ta lë Dybalan të largohet, ndërsa Alex Sandro, Joao Cancelo dhe Douglas Costa do ta kenë vendin e sigurtë.
Gjithsesi mbetet të shihet nëse ardhja e tij do të mbetet vetëm opsion, apo do të bëhet realitet.