Katër kompani morën çmimet për sipërmarrës më të suksesshëm për vitin 2016, në edicionin e 10-të të mbrëmshëm jubilar të manifestimit prestigjioz “Sipërmarrësi i vitit”. Në kategorinë sipërmarrje të vogla çmimi i parë i takoi Dean Badarevskit nga “Sofa studio” – Shkup, ndërsa çmi i dytë Vasko Bërdarovski nga “Evrosurovina PA” – Manastir. I shpërblyer me çmimin e parë në kategorinë e mirko ndërmarrjeve është Hashim Hasani nga “Hotel Skardus” – Tetovë, ndërsa çmimin e dytë e fitoi Bilana Kukllovski nga “Çoko avijators” – Shkup. Paraselektimi për zgjedhje të “Sipërmarrësit të vitit – 2016” është bërë në bazë të të dhënave nga Regjistri Qendror i RM-së. Pesëdhjetë e gjashtë ndërmarrje mikro dhe të vogla, në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2015, kanë realizuar rritje sipas numrit të të punësuarve, të ardhurave të përgjithshme, fitimit dhe investimeve. “Në kushte të pasigurisë politike dyvjeçare, ndikime të jashtme të krizës së migrantëve, si dhe vështirësitë në ekonomitë e vendeve fqinje, është shumë e rëndësishme që t’i përshëndesim kompanitë të cilat tre vite me radhë vazhdimisht shënojnë rritje me ç’rast arritën të hyjnë në kategorinë e ndërmarrjeve më të mira mikro dhe të vogla”, deklaroi në ndarjen e çmimeve kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë.