Sulmuesi i Manchester Unitedit, Alexis Sanchez, është në radarin e katër klubeve të mëdha evropiane. Kiliani nuk po arrin ta gjejë vetën në “Old Trafford”, dhe mund të largohet në janar ose në fund të stinorit, transmeton Gazeta Express. Juventusi, Paris Saint-Germaini, Bayern Munich dhe Real Madrid janë klubet e interesuara për shërbimet e ish-lojtarit të Arsenalit. Në 11 paraqitjet e tij në këtë stinor ka realizuar vetëm një gol dhe ka bërë dy asistime.