Komisioni i Federatës së Futbollit të Kosovës për licencimin e klubeve për garat e UEFA-s, ka licencuar katër skuadra për pjesëmarrjen në garat evropiane.
Skuadrat e licencuara janë: Trepça ’89, FC Prishtina, KF Llapi dhe KF Feronikeli, ndërsa kanë dështuar të licencohen KF Liria dhe KF Besa.
Më poshtë mund të lexoni të plotë njoftimin e FFK’së:
Komisioni i Federatës së Futbollit të Kosovës për licencimin e klubeve për garat e UEFA-s, pas mbledhjeve të datave 02,03, 04,08,09 dhe 10 Maj 2017 dhe në bazë të Rregullorës për Licensimin e Klubeve për garat ndërkombëtare ka marrë këtë vendim:
KF Trepça 89 merr licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2017/18
FC Prishtina merr licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2017/18
KF Llapi merrë licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2017/18
KF Feronikeli merr licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2017/18
KF Besa nuk merr licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2017/18
KF Liria nuk merr licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2017/18