Shkup, 15 nëntor – Ndër bizneset që jo vetëm i rezistojnë krizës ekonomike, por edhe tregojnë rritje të punës, është tregtia dhe shitja e kafesë. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për ata që e importojnë, por edhe ata që ofrojnë mundësinë e konsumimit të kafesë në kafeteri, restorante etj, duke filluar nga lokalet më të thjeshta të mëhallës e deri tek kafiteritë më luksoze në Shkup dhe qytetet më të mëdha në Maqedoni. Rritjen e madhe të biznesit të kafesë tek ne e dëshmojnë edhe të dhënat zyrtare të importit të kafesë përgjatë periudhës 2006-2014, të cilat tregojnë se rritja brenda klësaj periudhe është bërë nga 13.6 milionë dollarë, në afër 22 milion dollarë. “Në vitin 2006 në Maqedoni është importuar 6551 tonë kafe e pjekur në vlerë prej 10.6 milionë dollarë dhe 657 tonë kafe e papjekur me vlerë prej 3 milionë dollarë. Tetë vite më vonë, apo në vitin 2014, importi është rritur në 13.8 milionë dollarë dhe janë importuar 6159 tonë të kafesë së pjekur, kurse vlera e kafesë së importuar të papjekur prej 1389 tonë arrijnë afër 8.5 milionë dollarë”, thuhet në raportin vjetor të importeve dhe eksporteve të Entit të Statistikës. Statistika tregon më tej se në vitin 2014 nga Italia janë importuar 719 tonë kafe e pjekur, apo kafe e dedikuar për espreso, në vlerë prej afër 5 milionë dollarë, ndërsa nga Kroacia janë importuar 202 tonë kafe të pjekur, me vlerë prej 1.3 milionë dollarë. Përllogaritjet tregojnë se në vit në Maqedoni konsumohet 3.75 kilogramë kafe për kokë banori. Nëse merret parasysh se brenda një viti importohet 7548 tonë kafe dhe kur ndahet me numrin prej dy milionë banorëve, del se harxhojmë afër 4 kilogram kafe për banorë. E shprehur në të holla… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara