Të shumtë janë faktorët që ndikojnë në plakjen apo rënien e gjoksit te vajzat dhe gratë. Shtatzënia, menopauza, luhatjet drastike të peshës, regjimi ushqimor jo i kontrolluar, përdorimi i reçipetave të gabuara, jeta sedentare, duhanpirja dhe ekspozimi i tepërt në diell janë disa prej shkaqeve kryesore të këtij procesi. Por ka disa mënyra se si ta shmangni.
TRAJTIMI ME AKULLI: Mund t’ju tingullojë absurde në pamje të parë, aq më tepër ta aplikosh një gjë të tillë në dimër kur temperaturat shënojnë nën 0, por masazhimi i vazhdueshëm me kubeta akulli ndihmon gjoksin të qëndrojë në formë. Merrni dy kubeta akulli dhe masazhoni me lëvizje rrethore sipërfaqen e gjoksit. Ky veprim stimulon qarkullimin e gjakut dhe aktivizon indet lidhëse dhe gjëndrat limfatike.
MASAZH ME VAJ ULLIRI: Është një tjetër teknikë interesante që duhet ta provoni të paktën dy herë në javë. Acidet yndyrore Omega 3 të ullirit dhe përbërësit e tjerë të ushqyeshëm, si vitamina, përmirësojnë qarkullimin e gjakut në këtë zonë delikate të trupit , forcojnë fibrat muskularë dhe hidratojnë lëkurën.
MASKË NATYRALE ME KOS: Maska natyrale me kos, vezë dhe vaj bajamesh është shumë e ushqyeshme për gjoksin tuaj. Probiotikët që gjenden tek kosi, të kombinuara me vitaminat dhe antioksidantët e vajit të bajameve dhe përbërësit antiinflamatorë të vezëve parandalojnë rënien e gjoksit dhe forcojnë atë.
ZGJIDHNI REICPETAT E DUHURA: Të zgjedhësh dhe të përdorësh reçipetat e duhura është dhurata më e madhe që i bëni vetes. Reçipetat rregullojnë qëndrimin e bustit dhe shpinës, por nëse zgjidhni materialet dhe masën jo të duhur dëmtoni seriozisht trupin tuaj.