TË HARRONI DOKUMENTET NË VALIXHE: Bëni valixhen gati dhe kaloni në aeroport. Por ajo që duhet të kontrolloni mirë është të mos fusni dokumente apo çelësat e shtëpisë në valixhe, pasi me to mund të ndodh gjithçka, ku jo në pak raste kanë ndodhur dhe ngatërresa bagazhesh.
I KTHENI KURRIZIN VALIXHES: Ky është një gabim që mund ta bëjnë shumë udhëtarë, për shkak të hutimit. Por për fat të keq ka jo pak njerëz me synime të këqija, të cilët mund të përfitojnë për të marrë valixhen tuaj.
TË ZIHENI ME AGJENTËT E SIGURISË: Kalimi i kontrolleve të sigurisë mund të mos jetë një gjë shumë argëtuese. Kjo gjë mund të bëjë që të debatojnë me agjentët, por në rast se replikoni me ta dhe debatoni, mund të merren masa ndaj jush.
TË TREGOHENI KËRCËNUES NË AEROPORT: Kur udhëtarët sillen në mënyrë kërcënuese ndaj udhëtarëve të tjerë apo ndaj agjentëve, rezultati nuk është asnjëherë i mirë. Pasagjerit mund t’i mohohet udhëtimi, ose të nxirret jashtë avioni. Në jo pak raste pasagjerët kërcënues, kanë përfunduar të arrestuar.