Londër, 5 dhjetor – Partia britanike, Bregzit sot kumtoi se katër anëtarët e saj, të cilët janë edhe deputetë në Parlamentin Evropian, e kanë braktisur partinë për ta mbështetur partinë konservatore në pushtet në zgjedhjet në këtë vend më 12 dhjetor.
Partinë Bregzit në fillim të vitit e formoi Najxhel Farazh, fushata intensive e të cilit kundër anëtarësimit në BE luajti një rol të madh në mbajtjen e referendumit në vitin 2016, në të cilin britanikët votuan për dalje nga Unioni.
Në zgjedhjet e fundit evropiane, të cilat u mbajtën në maj, partia arriti një sukses të mirë, por sipas sondazheve të opinionit publik shënuan rënie të popullariteti pasi vendosi të mos kundërshtojë deputetët konservatorë të kryeministrit Boris Xhonson, me qëllim të mos të vjen deri te ndarja e votave për Bregzitin.(koha.mk)