Ankara, 12 nëntor – Katër emigrantë humbën jetën, ndërsa gjashtë udhëhiqen si të zhdukur prejse varka me të cilën janë transportuar u fundos në Detin Egje, lajmëroi Anadolia.
Tre emigrantë janë shpëtuar në aksionin për shpëtim të rojes bregdetare turke prejse varka me gjithsej 15 persona u fundos në Dikilija, në afërsi të ishullit grek Lezbos.
Paraprakisht, dy emigrantë arritën të notojnë deri në breg dhe të kërkojnë ndihmë, pas së cilës filloi aksioni për shpëtim. Hetimi për gjashtë emigrantët ende vazhdon.
Grupi në të cilin ka pasur edhe katër fëmijë, është përbërë nga 14 afganë dhe një irakian.
Përveç këtij grupi, një tjetër prej 73 emigrantëve – irakianë, afganë dhe pakistanez janë lënduar në Turqinë veriperëndimore, gjatë përpjekjes të kalojnë drejt Evropës. Njëkohësisht, 21 emigrantë – sirianë, palestinezë dhe somalezë janë arrestuar në Mugla, Turqia jugperëndimore, gjatë përpjekjes të braktisin vendin me anije.