Disa zgjedhin që ta zbulojnë seksin e fëmijës, ndërsa të tjerë dëshirojnë që të jetë surprizë. Por kur të thonë se pret djalë ose vajzë, sigurisht që gjërat ndryshojnë dhe ke bërë plane e je përgatitur për ardhjen e tij/saj në botë. Megjithatë kjo nuk vlen për këtë nënë të re, e cila shpenzoi me qindra për të rregulluar dhomën e vajzës së saj të vogël, ashtu sikurse edhe për veshjet. Katie Ingram ishte e bindur që priste një vajzë, të cilën do ta quante Poppy. Dhe këtë ia konfirmuan edhe 4 ekot që bëri, në Spanjë e në Britani. Ndaj nuk është aspak habi që ajo shtangu kur infermierja e uroi për foshnjën që solli në jetë më 16 dhjetor, një djalë. Katie e quajti të voglin Teddy dhe veshjet që kishte blerë për vajzën i dhuroi.
Katër eko i thanë që priste vajzë, por…
Leave a comment