Berlin, 18 dhjetor – Një numër i madh i kompanive nga mbarë bota të cilët javën e punës e kanë shkurtuar në katër ditë pune kanë regjistruar produktivitet shumë më të madh të punëtorëve, të punësuarit janë më të motivuar dhe është vërejtur sindromë më e vogël i “djegies” në punë.
“Mënyra e këtillë e punës është shumë pozitive kur bëhet fjalë për shëndetin, efekti i punëtorëve është më i madh, dhe nuk ka “çmenduri” pune në zyrë”, deklaroi themeluesi i kompanisë “Planio” nga Berlini të punësuarit e së cilës nga fillimi i vitit kanë kaluar në katër ditë pune në javë.
Drejtoria e kompanisë për sigurim “Perpetual Gardian” nga Zelanda e Re gjithashtu thotë se është vërejtur nivel u ulur i stresit midis të punësuarve, por edhe angazhim më i madh i punës pasi nga fillimi i vitit e kanë provuar katër orë pune në javë.
Madje edhe në Japoni Qeveria i nxit kompanitë që punëtorëve t’u mundësojnë të mbesin në shtëpi në mëngjesin e ditës së hënë. Deri më tani të gjitha propozimet e tjera me të cilat të punësuarit në këtë vend “të varur nga puna” kanë tentuar “ta ulim pak tempin e punës” kanë pasur rezultat të keq.
Sipas Kejt Bel njëra ndër krerët e Shoqatës së Sindikatave Britanike (TUC) i nxit kompanitë në të gjithë shtetin të kalojnë në katër orë ditë pune në javë deri në fund të shekullit, ndërsa Laburistët e mbështesin këtë jap. Në TUC konsiderojnë se javë më të shkurtë e punës është mënyrë më e mirë që punëtorët t’i shfrytëzojnë përparësitë të teknologjive të reja.
Lusi Grin, ekspert i kompanisë konsultuese Xh. Uoler Tomson thotë se njerëzit gjithnjë e më shpesh vuajnë nga mbingarkesa dhe shumë orë të kaluara në punë.
Anketa e paradokohshme në të cilën kanë marrë pjesë tre mijë të punësuar nga tetë shtete mes tyre kanë qenë SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Gjermania, ka treguar se pothuajse gjysma e pjesëmarrësve konsiderojnë se janë në gjendje pa probleme të mëdha punën ta kryejnë në vetëm pesë orë, por të mos ndërpriten gjatë kryerjes së detyrave të punës.
Realiteti është ndryshe. Shumica prej tyre kanë 40 orë javë pune, ndërsa SHBA udhëheqin sipas numrit të orëve jashtë orarit të kaluar në punë.
“Teknologjia e njerëzve vazhdimisht është brenda mundësive dhe në fakt vazhdimisht mund të punoni në punë dhe në shtëpi. Njerëzit për shkak të kësaj thjesht “eksplodojnë””, deklaroi Den Shobel, drejtor ekzekutiv i kompanisë “Fjuçër Uorlplejs” e cila e ka zbatuar hulumtimin.
Programuesi Shulc – Hofen (36) deklaroi se në lëkurën e tij ka dashur të provojë katër orë në javë punë pasi ka kuptuar se duhet të ngadalësojë.
Me kolegët ka biseduar për opsione të ndryshme për katër orë punë në javë nga e hëna deri të enjten. Të punësuarit e kanë hedhur idenë për orar pune fleksibil sepse kjo do t’i përziente punët administrative, ndërsa nuk u është përshtatur as pesë ditë në javë me numër më të vogël të orëve.