Me hir apo me pahir, dushi i ftohtë mund të jetë një bekim për trupin e njeriut. Ekspertët e shëndetit thonë se dushi me ujë të ftohtë ofron përfitime të rëndësishme për trupin e njeriut, katër prej të cilave i gjeni të renditura në këtë artikull.
– Më shumë energji. Momenti i përplasjes së ujit në trup është shokues. Megjithatë, momenti i shokut zgjat pak. Njeriu do të jetë në gjendje të marrë frymë thellë, rrahjet e zemrës janë të larta dhe i gjithë trupi merr një furnizim të menjëhershëm me gjak. Ky ndikim i fortë i ujit të ftohtë do të vërehet gjatë sepse njeriu do të ketë energji natyrale gjatë ditës.
– Qarkullimi më i mirë i gjakut. Uji i ftohtë nxit gjakun që të rrethojë organet në përpjekje për të mbajtur trupin të ngrohtë. Kësisoj gjaku qarkullon mjaft mirë falë enëve të zgjeruara të gjakut. Një praktikë e tillë përmirëson shëndetin e përgjithshëm të zemrës.
– Rimëkëmbja e muskujve. Sportistët bëjnë gjithmonë dush me ujë të ftohtë pas stërvitjes ose ndeshjes. Ekspertët besojnë se dushi me ujë të ftohtë pas një aktiviteti fizik u bën mirë muskujve dhe zbut dhimbjen e stërvitjes.
– Shëndeti i flokëve dhe lëkurës. Uji i ngrohtë ka tendencën të përthajë lëkurën dhe të largojë prej saj vajrat natyralë. Uji i ftohtë nga ana tjetër e bën lëkurën më të mbledhur ndërkohë që qarkullimi i përmirësuar i gjakut mundëson flokë plot shkëlqim e lëkurë të shëndetshme.