Për bebet, kontakti fizik është shumë i rëndësishëm sepse ka ndikim direkt në zhvillimin e tyre psikologjik dhe fizik. Në fakt, kontakti fizik ndihmon edhe në zhvillimin emocional të fëmijës.
Ekspertët tregojnë se fuqia e përqafimit të fëmijës shpeshherë nënvlerësohet nga prindërit, prandaj edhe do t’ju sjellim disa arsye se përse është e rëndësishme ta përqafoni fëmijën tuaj çdo ditë.
– Përqafimi i ndihmon fëmijët të ndihen të sigurt
– Përqafimi i bën fëmijët të ndihen të lumtur
– Përqafimi e forcon sistemin e imunitetit
– Përqafimi e zvogëlon stresin.