Shkup, 17 janar – Një person ka marrë lëndime të lehta trupore në njërën prej gjithsej katër aksidenteve të trafikut gjatë ditës së djeshme, ndërsa në tri janë shkaktuar dëme materiale.
Nga SPB Shkup informojnë se gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar 54 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa që është lejuar, tre shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, dy shoferë nuk ka dhënë përparësi për kalim të këmbësorëve në vendkalim të shënuar të këmbësorëve, një shofer për rreshtim të palejuar, pesë shoferë nuk kanë dhënë përparësi për kalim, në udhëkryq, një shofer për tejkalim të palejuar, nëntë shoferë për mosposedim të pajisjes dimërore, nëntë shoferë për mosvendosje të rripit të sigurisë dhe 29 shoferë për shfrytëzim të celularit gjatë ngarjes së automjetit. Janë sanksionuar edhe shtatë këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendit të shënuar për kalim të këmbësorëve dhe një këmbësor i cili ka kaluar rrugën në të kuqe.
Nga trafiku janë shkyçur 17 shoferë, prej të cilëve dy që kanë ngarë automjetit nën ndikimin e alkoolit, 13 shoferë para se të pajisen me të drejtën për ngasjen e veturave dhe një shofer fillestar si dhe nëntë automjete të paregjistruara.
Janë hasur 84 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 75 automjete.