Femra më seksi e 2018-es është amerikania Kate Upton. Vlerësimi është bërë nga revista “Maxim”, e cila do të publikojë në numrin e Korrikut edhe listën e titulluar “Hot 100”, një klasifikim i përvitshëm që vendos në radhë 100 femrat më të bukura të vitit. Modelja dhe aktorja nga Michigani thotë se gjithçka është fryt i një punë të palodhur, shumë stërvitje dhe përpjekjeve për të qenë një grua e fortë. Triumfi i 26-vjeçares vjen pas Hailey Baldwin, Stella Maxwell dhe Taylor Swift, të cilat kanë krysuar listën vitet e kaluara.