Reshjet e shumta të shiut e të dëborës kanë sjellë rrëshqitjen e një masivi dheu në Orosh të Mirditës gjasë orëve të vona të natës, e me to edhe shkatërrimin e 10 shtëpive.
Katastrofa është parandaluar pasi banorët e shtëpive ishin larguar nga banesat një ditë më parë, të paralajmëruar nga rreziku që i kanosej nga Emergjencat Civile.
Situata që u paraqit në Orosh nuk është e vetmja pasi probleme me rrëshqitjen e dherave ka në një fshat të Fushë Krujës si dhe në zonën e Currilave në qytetin e Durrësit.