Disa grupe të të drejtave të njeriut kanë akuzuar një avokat të Katarit dhe panelin e tij qeveritar që pretendohet se ka fshehur vdekjen e më shumë se 1.200 punëtorëve migrantë ndërsa ndërtuan fushat sportive për mbajtjen e Kupës së Botës 2022 në Katar.
Organizata Arabe për të Drejtat e Njeriut në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë, Trashëgimia Afrikane e të Drejtave të Njeriut, dhe Shoqata e Gjirit për të Drejta dhe Liri kanë thënë se ata ngritën një ankesë të përbashkët kundër Ali Bin Samikh Al Marri, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut në Katar.
Ata gjithashtu akuzuan Al Marri për përfitimin që mori për ta zbardhur imazhin e Katarit dhe duke harxhuar paratë e vogla të emirateve për “politizimin” e çështjeve të të drejtave, informon lajmi.net, përcjellë gazeta Koha.
Ankesa është paraqitur në disa institucione ndërkombëtare, përfshirë Aleancën Globale për të Drejtat e Njeriut, Komisionerin e Lartë të KB për të Drejtat e Njeriut, Komitetin e KB për të Drejtat e Njeriut në Bashkimin Evropian dhe organin botëror të futbollit, FIFA.
Të tre organizatat i kanë kërkuar Aleancës Globale për të Drejtat Kombëtare të Njeriut të hapë një hetim mbi bashkëpunimin e Al Marri dhe të sigurojë që ai dhe paneli i tij nuk do t’i shpëtojnë ndëshkimit, thanë ata në një deklaratë për shtyp.
Për më tepër, thuhet se punëtorët nuk janë paguar asnjë cent për katër muaj rresht.
Qatar paid hundreds of millions in bribes to host #FIFA. They’ve starved their poor workers and paid them nothing for 4 months. Many are dying, and some have already died. You can thank @TamimBinHamad @A_AlAthbah @saifaalthani @ahjh_althani and @aljazeera. https://t.co/GWP836rbbC
— Imam of Peace (@Imamofpeace) August 20, 2019