Katari e ka zbuluar stadiumin e parë ku do të luhen ndeshjet e Botërorit 2022. Stadiumi Ras Abu Aboud do të 40 mijë ulëse dhe është i ‘ripërdorshëm’. Në stadiumin që gjendet në afërsi të bregdetit në Doha. Aty do të zhvillohen ndeshjet deri në çerekfinale të Kupës së Botës. Pas përfundimit të garës, ky stadium do të çmontohet dhe pjesët e tij do të vendosen në kontenierë, me shpresën se do të montohet diku tjetër.
“Ky është një kompleks që mund të zhvendoset në një lokacion tjetër. Me pjesët e tij mund të bëhet një apo disa qendra të tjera sportive apo kulturore”,ka thënë Hassan al-Thawadi, sekretar gjeneral i komitetit organizativ të Kupës së Botës në Katar. Ndër materialet e përdorura në ndërtimin e tij janë edhe pjesë të modifikuara të kontenierëve të anijeve.
Stadiumi do të përfundojë së ndërtuari në vitin 2020. Qatari ka publikuar edhe dizajnet e stadiumeve të tjera të Botërorit 2022. Edhe pse ishte parashikuar që do të jenë 12 stadiume, tani planifikohet që gara të zhvillohet në vetëm 8 stadiume. Për këtë vendimin përfundimtar do e marrë FIFA.