Së pari ishin anijet lundruese dhe tendat në shkretëtirë, tash Katari është duke ndërtuar hotele lundruese për tifozët e Kupës së Botës.
Shefat e garës në Katar janë detyruar të gjejnë zgjidhje për akomodimin e një milion tifozëve që priten të zbarkojnë në nëntor të 2022-s.
16 hotele identike – 72 metra të gjata dhe 16 metra të gjera – do të kenë nga 101 dhoma, që do të thotë në total 1,616 njerëz.
Ndërtesat me energji me solare do të jenë afër stadiumit “Lusail International”.(koha.mk)