Kosova prej të hënës është pa përzgjedhës. Me marrëveshje të dyanshme me Federatën e Futbollit të Kosovës, Albert Bunjaki, është larguar nga posti i përzgjedhësit të Kosovës menjëherë pas ndeshjes së humbur 2:0 nga Islanda. Por gjasat që slloveni i njohur, Katanec, të zërë vendin e Bunjakit nuk vlerësohen të mëdha. Vetë Katanec, të mërkurën mbrëma, është përgjigjur me “jo, jo”, kur është pyetur nga gazeta për mundësinë që të marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës në futboll. “Sapo e kam mbyllur me Slloveninë dhe unë planifikojë të pushoj. Nuk kam pasur ndonjë kontakt me Kosovën. Me shumë gjasë do të pushojë deri në qershor ose korrik të vitit tjetër”, tha Katanec. Ai edhe pse e pranoi se nuk e ka përcjellë Kosovën, tha se në kualifikimet e para ka qenë skuadër shumë solide. “Nuk e kam përcjellë shumë dhe nuk mund të jap ndonjë analizë të thukët. Por për një Kombëtare që luan për herë të parë në kualifikime, Kosova kishte një ekip plotësisht solid”, përfundoi Katanec. Cekim, Kosova e Katanec kanë një të përbashkët në fakt – vijnë nga një cikël i pasuksesshëm eliminator për botërorin “Rusia 2018”. Ndërkohë, Përveç Katanec, në listën e Kosovës është edhe trajneri i mirënjohur turk, Fatih terim.