Madrid, 12 tetor – Parlamenti i Katalonjës mbrëmë miratoi rezolutë me të cilën kërkohet heqja e monarkisë në Spanjë, kërkesë që kryeministri spanjoll Pedro Sançez menjëherë e shpalli si të papranueshme.
Deputetët e partive separatiste dhe koalicionit të majtë “Së bashku mundemi” votuan për miratimin e rezolutës me të cilën dënohet “intervenimi mbretëror në konfliktin katalonas” dhe kërkohet ndërprerja e “një institucioni të vjetërsuar dhe jodemokratik siç është monarkia”.
Mbreti Felipe i Gjashtë e ka kritikuar Katalonjën, veçanërisht për retorikën e saj të ashpër kundër separatistëve katalonas gjatë krizës të vjeshtës vitin e kaluar.
Socialisti Sançes kur erdhi në pushtet e rinovoi marrëveshjen me separatistët, duke i ofruar referendum për autonomi më të madhe në Katalonjë, por kategorikisht e hodhi poshtë organizimin e referendumit për vetëvendosje.
Sançes reagoi në Tuiter për votimin në Parlamentin e Katalonjës, duke theksuar se rezoluta e miratuar është e palejuar.