Kastro paralajmëron një tjetër hit veror

Njëri nga artistët më të talentuar padyshim që është Kastro nga Gjilani.

Reperi i ri gjilanas ka publikuar disa këngë që janë dëgjuar jashtëzakonishtë shumë nga adhuruesit e tij.

Kënga e Kastros më e pëlqyer nga adhuruesit e tij është ‘Valla’ që ka mbledhur mbi 2.6 milionë në YouTube.

‘Andërr’, ‘La Bamba’ dhe ‘Nana’ janë vetëm disa nga këngët e tjera të gjilanasit që janë shëndrruar në hite.

Por reperi i talentuar gjilanas ka paralajmëruar se të dielën do ta sjell një projekt të ri për adhuruesit e tij.

Kënga e re e Kastros do të quhet ‘Mandarina’ që do të publikohet ditën e diel në ora 16:00.

Vet këngëtari në rrjetet sociale ka paralajmëruar se do të jetë një këngë verore që pritet të shëndrrohet në hit.

Kënga është punuar në studion e gjilanasit ‘Rose Music’, ndërsa për tekstin është përkujdesur vet Kastro.

Kujtojmë që pas këngëve të fundit që ka publikuar gjilanasi, ai tanimë është i anarzhuar për shumë mbrëmje verore nëpër clube të ndryshme në Kosovë dhe jashtë kufijve.