Shkup, 28 dhjetor – Përdhunimet e shpeshta të fëmijëve që kohëve të fundit janë shtuar në vendin tonë kanë ndikuar që opinioni më i gjerë të tmerrohet nga këto veprime skajshmërish të ulëta, shkruan gazeta KOHA. Pavarësisht se sulmet ndaj personave të mitur, sipas të dhënave të Ministrisë për Punë të Brendshme, bëhen nga persona të tretë, në raportet e deritanishme të cilat i ka publikuar kjo Ministri mund të vërehet se ngacmimet seksuale kanë ndodhur edhe nga vetë prindërit. Rasti më i freskët që e tronditi Shkupin ishte përdhunimi i fëmijës tre vjeçare nga ana e babait të saj. Në përshkrimin e këtij rasti, Policia e Shkupit ka theksuar se kjo vepër penale është kryer ndaj një fëmijë që ka vuajtur nga paraliza cerebrale. Reagimet e qytetarëve, qoftë në media apo në rrjetet sociale lidhur me këtë ndodhi kanë qenë shumë të ashpra, saqë një pjesë e opinionin me këmbëngulësi kërkon shqiptimin e dënimeve më të ashpra… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.