Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes në konferencën për shtyp që është duke e mbajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka komentuar edhe mosftesën për sulmuesin Lirim Kastrati. Sipas zviceranit të bankinës së Kosovës, Kastrati është një zgjidhje teknike, derisa i ka dhënë mundësin atij të paraqitet edhe te Kosova U-21 ku ka një ndeshje të madhe me Anglinë, shkruan Zëri.info, përcjellë gazeta KOHA.
“10 ditë më herët kam bërë listën ai ishte në listë. Rashica dhe Kololli ishin në listë dhe nuk dihej saktë çka do të ndodhë. Kam biseduar më të dhe i kam thënë të vije të rri me ne deri të premten. Por pa garantuar nëse mund të luaj apo jo. Por këtë javë kam biseduar më agjentin dhe Lirimi ka kërkuar si garanci minuta ose ai nuk do të vije. Asnjëherë nuk i garantoj askujt minuta. Ujkani Berisha apo kushdo qoftë ai. Kurrë nuk do të ketë garanci. Ju jeni për çdo rol dhe ta ndihmoni ekipin dhe asnjë lojtari asgjë si garantoj kjo është mënyra e punës sime. Kastrati ka shkuar të U21 dhe ai vendim shpresoj të jetë i drejtë por nuk ka qenë vendim i jemi”, u shpreh zvicerani.
“Kurrë nuk i garantoj askujt minuta. Ju jeni pjesë e ekipit dhe duhet ta pranoni çdo rol”, shtoi ai.