Paris, 4 mars – Më shumë se 60 për qind e rasteve të reja të koronavirusit të regjistruara në Francë janë të lidhura me mutacionin e koronavirusit që për here të pare u zbulua në Britani të Madhe, deklaroi sot kryeministri francez ZHan Kasteks.
“Qarkullimi i virusit është përshpejtuar në dy javët e fundit dhe është e qartë se ai është i lidhur me mutacionin britanik,” i tha Castex një konference shtypi të cituar nga media britanike.
Kryeministri francez shtoi se sistemi shëndetësor është ende nën presion të madh, megjithëse, siç deklaroi ai, nuk ka ndonjë rritje eksponenciale të numrit të njerëzve të infektuar.
Deri më tani, më shumë se 3.8 milion raste të koronavirusit janë raportuar në Francë, ndërsa 87.542 njerëz kanë humbur betejën me infeksionin.