Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Maqedoni, ka bërë të ditur Qendra për informim e Kuvendit të Kosovës.
Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, kryetari i Kuvendit të Kosovës gjatë qëndrimit në Shkup do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.
“Në takim, dy kryetarët e Kuvendeve do të bisedojnë për marrëdhëniet midis dy vendeve, për mundësitë për thellim të bashkëpunimit parlamentar, si dhe për integrimet e përbashkëta euroatlantike të Kosovës dhe Maqedonisë”, citohet në komunikatë.