Ideologët për përhapjen e ndikimit iranian jashtë kufijve të Iranit e kishin gjeneralin Sulejmani si Napoleon Bonaparta i Lindjes së Afërt. Ai kryesonte Korpusin e forcave Kuds, formacion më i lartë ushtarak i Gardës Kombëtare Iraniane për operacione speciale dhe të jashtme
Kasim Sulejmani nuk ishte gjenerali më i lartë në armatën iraniane, por ai ishte më i njohuri që është vrarë nga amerikanët. Në këtë operacion të ndërlikuar, amerikanët kanë vepruar më sigurt dhe më guximshëm se kurdoherë. Ndonëse regjimi iranian vrau qindra amerikanë në dyzet vitet e fundit, kjo është hera e parë Uashingtoni zyrtar të hakmerret drejtpërdrejt, meqë në të kaluarën ata ishin përmendur vetëm për milicitë proiraniane, siç është Hezbollahu libanez.
Amerikanët dëshmuan se kanë listë të objektivave strategjike të Iranit, që mund t’i qëllojnë nëse Irani tenton t’i sfidojë. Prandaj, ata me siguri nuk do të marrin guximin t’i sulmojnë drejtpërdrejt objektivat amerikane në rajon dhe është më e sigurt që të hakmerren me sulme të veçuara individuale ndaj Arabisë Saudite ose aleatëve evropiane në formë të sulmeve terroriste të aeroplanëve, anijeve, ambasadave, objekteve ose atentateve të drejtpërdrejta ndaj individëve.
Irani ka milici aleate në Afganistan, Siri, Irak, Liban dhe ka agjentë në mbarë botën. Irani pësoi tri sulme të dhimbshme dhe nënçmuese për më pak se dhjetë ditë si përgjigje ndaj vrasjes së amerikanit në bazën ushtarake irakiane K1 në Kirkuk në Irakun e Veriut më 27 dhjetor të vitit 2019. Si përgjigje ndaj kësaj, SHBA-ja bombardoi pesë objektiva të milicive proiraniane në Siri dhe Irak, me ç’rast humbën jetën 25 luftëtarë në qytetin irakian Al-Kaim në kufirin me Sirinë. Kur milicitë hakmarrëse proiraniane e sulmuan ambasadën amerikane në Zonën e Gjelbër të Bagdadit të ruajtur shumë duke sfiduar qeverinë irakiane dhe Amerikën, milicitë paraushtarake irakiane kishin plan të okupojnë Ambasadën sipas shembullit të Ambasadës amerikane në Teheran në vitin 1979 dhe të mbajnë 52 diplomatë si pengje madje 444 ditë. Tani presidenti amerikan Donalld Tramp vendos për operacion shumë i ndjeshëm dhe i rrezikshëm për vrasjen e gjeneralit Sulejmani si organizator kryesore i operacionit dhe Abu Mahdi Al-Muhandis, nënkryetar i milicisë proiraniane shiite në Irak, të a.q. Forca të Mobilizimit Popullor (PMF).
Gjenerali Sulejmani ishte shpikje e regjimit iranian, i cili dëshironte të jetë simbol i perandorisë së ndikimit të tyre (Bagdad, Damask, Bejrut, Sana). Me likuidimin e tij, ai u bë simbol i disfatës së idesë për eksport të Revolucionit islamik në Lindjen e Afërt. Sulejmani u bë yll i famshëm pas aktivitetit misterioz shumëvjeçar, së pari në Libanin jugor, ku mori pjesë në themelimin e Hezbollahut libanez në vitin 1982. Më pas, ai filloi të marrë pjesë aktive në formimin e Qeverisë irakiane në vitin 2006, 2010, 2014 dhe 2018. Me ardhjen e SHI-së dhe marrjes nën kontroll të një të tretës së Irakut dhe gjysmës së Sirisë nga kjo organizatë, ai filloi të paraqitet në zonat ushtarake të Irakut dhe Sirisë gjatë luftës ndërkombëtare me SHI-në. Mediat i publikuan vizitat e tij në frontet dhe marshin triumfal në rrugët e shkatërruara të Alepos siriane dhe Mosulit irakian. Ai i publikoi fotografitë e tij në mediat sociale. Fotografitë e tij në rrugët e Irakut dhe Sirisë bënë nga ai një yll filmik si në filmat e Hollyvudit!
BONAPARTA I REVOLUCIONIT IRANIAN
Bonaparta i revolucionit iranian përjetoi fat më të ndryshëm se roli i përcaktuar që i ishte ndarë nga hierarkia fetare iraniane.
Ideologët për përhapjen e ndikimit iranian jashtë kufijve të Iranit e kishin gjeneralin Sulejmani si Napoleon Bonaparta i Lindjes së Afërt. Ai kryesonte Korpusin e forcave Kuds, formacion më i lartë ushtarak i Gardës Kombëtare Iraniane për operacione speciale dhe të jashtme. Korpusi Kuds (Jerusalem) ka pasur për detyrë të çlirojë Jerusalemin nga Izraeli. Gjenerali Sulejmani insistonte në atë se ka fotografi të “ushtarit” në shërbim të revolucionit islamik, e asnjë politikan në departamentin. Distanca e tij nga qendra e vëmendjes dhe kamerës e shndërroi në mit të gërshetuar me mitet për realitetin dhe imagjinatën për perandori të rritur iraniane-shiite.
Ai drejtonte perandorinë e milicive paraushtarake në rajon dhe personalisht i mbikëqyrte luftimet, pa dallim nëse është në Siri ose Irak. Ishte kryekomandant i Hezbollahut iranian nga fundi i viteve të 90-ta. Bonaparta ishte dorë e zgjatur e liderit “teokratik” të Revolucionit islamik ajatollahur Ali Kamnei, por gjithashtu edhe kryeshef dhe njeri i parë në Gardën e Revolucionit të Iranit dhe i shkëlqyeshëm në operacionet e tyre të huaja. Madje edhe para vdekjes së tij, Sulejmani konsiderohej si i treti nga tre “të mëdhenjtë” në sytë e militantëve besnik ndaj Iranit në botën arabe, pas ajatollahut Ruhollah Homeini dhe ajatollahut Ali Kamnei, të cilët e quajtën “martir i gjallë” gjatë emërimit të tij në vitin 1998 për komandant të Kudsit.
Në revolucionin francez, Bonaparta u kthye kundër Republikës dhe u bë mbreti Napoleoni i Parë. Në revolucionin rus, Armata e Kuqe likuidoi gjenerale të mëdhenj, që të mos ketë lider me karakteristika të Bonapartës që do të përmbusin hegjemoninë e Partisë Bolshevike. Kështu, ata e përmbysën Leo Trockin, ndërtuesin e Armatës së Kuqe në vitin 1927, i cili nuk i takonte hierarkisë ushtarake. Shembull i ngjashëm i likuidimit është mareshali Mihaill Tuhaçevski në vitin 1937. Komandanti më i dalluar ushtarake sovjetike në luftën kundër Gjermanisë së Hitlerit, mareshali Georgi Zhukov, është nxjerrë nga qendra e vendimmarrjes ushtarake dhe politike pas luftës.
Sa i përket revolucionit kinez, ai kishte “Bonapartën” e tij, në personalitet të mareshalit Lin Biao, i cili ka pasur ambicie të trashëgoj Mao Cetungun në vitet e hershme të “Revolucionit kulturor”, ndaj për këtë arsye është mënjanua në vitin 1971. Dhe atëherë partia kundërshtoi “bandën e katër vetave”, të kryesuar nga Xhiang King, bashkëshortja e Mao Cedongut dhe e dëbuar si “tradhtare”, e cila tentoi të trashëgojë bashkëshortin.
KARIZMA DHE FRONI I PRITUR
Gjenerali Sulejmani, i cili ishte përgatitur nga hierarkia fetare të drejtojë vendin një ditë, është vrarë jo nga njerëzit e tij, si në revolucionet e përmendura botërore, por nga amerikanët, të cilët e konsideronin më të rrezikshëm për interesat e tyre në Lindjen e Afërt. Figura e Bonapartës ishte mënjanuar tërësisht nga jashtë, para se hierarkia radikale fetare iraniane ta përfundojë paraqitjen e tij politike në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020, në një moment shumë të stuhishëm në Lindjen e Afërt. Administrata e Domald Trampit i amputoi planet e Bonapartës të Gardës Kombëtare të Iranit, që e rriti kontrollin e fuqisë në Iran mbi hierarkinë fetare nga njëra anë dhe burokracisë (shtetit) iraniane.
Karizma dhe froni i pritur i “Bonapartës”, i krijuar jo vetëm nga vetë gjenerali Sulejmani, por nga regjimi iranian bashkë me milicitë arabe shiite besnike ndaj Sulejmanit, tani mbeti i zbrazët. Gjenerali Sulejmani ishte iraniani më i rrezikshëm që bota e ka njohur deri tani. Vrasje masive në Siri janë organizuar dhe kryer nga milicitë e tij. Atëherë Iraku i themeloi milicitë, të cilat ushtronin terror ndaj qyteteve suite që ishin nën okupimin e SHI-së. Është e vështirë që në kohë të afërt të krijohet figurë me karizmatike siç ishte Sulejmani i cili ishte komandant i “ëndrrës për mbretërinë iraniane”. Kjo ëndërr vdiq bashkë me të – së paku deri tani.