“Pasi më vdiq vëllai kam pasur një trajner tjetër por nuk ka funksionuar sepse kur më lidhte dorëzat e boksit më dukej sikur bëja tradhti ndaj vëllait andaj deri më sot jam vetëm, vetë boksier, vetë trajner, vetë menaxher, si 30 vjeçar që jam fillimin e kam pasur shumë vështirë por tash eventet i bëj vet dhe jam i gatshëm të ndihmoj gjithë boksierët e ri sa të ju duhet përkrahje”, thotë Kasim Gashi.
Bisedoi: Blerand REXHEPI
Në një rrëfim për gazetën KOHA vjen bokseri i njohur kosovar që jeton dhe vepron në Gjermani. “Unë në vitin 1990 jam lindur në Gjakovë pastaj në 1994 kam dal në Gjermani bashkë me familjen dhe në 1995 vëllai im ka nisur me boks ku kulmin e ka pasur në 1998 dhe pastaj kam nisur unë, si 8 vjeçar pastaj kur kam bë 12 vjet kam zënë vendin e parë në Baden, trajner kam pasur vëllain Durimin, në 2007 kam nisur boksin profesional për Haideberg dhe pasi kam kryer shkollën kam nënshkruar kontratën e parë si boksier profesional, në vitin 2009 kam pasur ndeshjen me rusin Shmit, e kam mund atë dhe pastaj kam zënë vendin e dytë në Gjermani kurse në 2012 jam bërë profesional match duke fituar pas 40 sekondave në ring, kurse në vitin 2015 kam zënë vendin e parë në Gjermani në kategorinë timen dhe në 2017 pasiqë më vdiq vëllai të cilin e kam pasur mentor e shok të ngushtë”, kështu e fillon rrëfimin e tij për gazetën KOHA bokseri i njohur shqiptarë Kasim Gashi.
“Me sportin e boksit kam filluar të merrem që nga mosha 8 vjeçare, duke u regjistruar në klubin “DABC”, kurse trajner të parë kam pasur Harry Kußmaul i cili ka qen poashtu trajner i boksierëve të Amerikës si Leon Spins i cili arriti te behet Kampion bote në WBC. Trajneri qysh nga fillimi pa talentin tim dhe vetëm pas 9 muajve vendosi që të më fus në një ndeshje zyrtare. Por debutimi im ka qenë me humbje pasi u ndesha me një kundërshtar i cili kishte 6 ndeshje dhe me shumë përvojë, kështu pësova me pikë në kampionatin e Baden Wurttembergishe Meisterschaft. Të them drejtën fillimet e karrierës sime kanë qenë të vështira për mua sepse unë si një djalosh i ri nuk kisha shumë vullnet për sportin, por vëllai im Durimi nuk më lejonte që të mos vazhdoja dhe gjithnjë më motivonte që unë të vazhdoj me boks. Kështu në moshën 11 vjeç fillova intensivisht me ushtrime dhe pastaj pas një viti arrita të bëhem edhe kampion i Baden Wurtemberg. Ky sukses më dha një motivim të madh dhe kështu vazhdoja me përgatitjet për ndeshjet e ardhshme që më prisnin në boksin amator”, thekson më tej në rrëfimin e tij bokseri Gashi.
“E pasiqë kam varrosur vëllain një muaj më pas kam pasur garën e radhës. E kisha amanet nga ai që mos e lë boksin, dhe ka qenë eventi im i organizuar e ka dashur Zoti që fitova garën e poashtu në 2019 në garën e radhës ndaj një rusi tjetër për titull rang botërorë dhe aty fitova dhe pastaj në Frankfurt kam mundu një boksier bullgar me raundin e parë, boksi për mua është jetë dhe kurrë nuk kam bërë gjë tjetër vetëm atë e kam ndjekur dhe sot nga ky sport jetoj, kur futem në ring për mua është një gjë larg jetës normale, kur kam qenë i vogël Muhamed Ali ka qenë idhulli im. Pasi më vdiq vëllai kam pasur një trajner tjetër por nuk ka funksionuar sepse kur më lidhte dorëzat e boksit më dukej sikur bëja tradhti ndaj vëllait andaj deri më sot jam vetëm, vetë boksier, vetë trajner, vetë menaxher, si 30 vjeçar që jam fillimin e kam pasur shumë vështirë por tash eventet i bëj vet dhe jam i gatshëm të ndihmoj gjithë boksierët e ri sa të ju duhet përkrahje”, flet mes emocioneve bokseri i njohur duke thënë që ka qenë vëllai ai që e ka përkrahur jashtëzakonisht shumë në këtë sport.
“Personi që më përkrahi më së shumti në jetë dhe që më dha motiv për të vazhduar me boks është vëllai im Durimi i cili kaloi në botën tjetër (8.6.2017). Ai pra gjithnjë më ka përcjell në çdo hap të jetës duke mos më lënë asnjëherë vet deri në momentet e fundit kur edhe ishte sëmurë. Për fat të keq tash e tutje do të duhet të vazhdoj vet për ta përmbush madje edhe amanetin e tij. Poashtu dua të ceki se në Gjermani gjendem qysh nga mosha 3 vjeçare dhe ky vend mi ka dhënë të gjitha shanset që i kam pasur në zemër. E dua këtë shtet dhe kam ndjenja sikur të isha në trojet e mija, por asnjëherë nuk e harroj prejardhjen time edhe atë deri në vdekje dhe kjo shihet edhe nga paraqitjet e mija në ring ku përveç flamurit gjerman aty gjithnjë gjendet edhe flamuri shqiptarë”, thotë mes tjerave në rrëfimin e tij të sinqertë bokseri i njohur Kasim Gashi.