Teksa Real Madrid ka larguar krizën nën drejtimin e argjentinasit Solari klubi duhet të merret edhe me çështjen e portierëve. Janë 3 të tillë të një niveli të lartë në skuadër dhe njëri Keylor Navas, Courtois dhe Kiko Casilla domosdoshmërisht do të largohet. Eshtë ky i fundit që do të bëjë valixhet gati pasi nuk ka shanse që të zbresë në fushë me fanellën e Real Madrid. Një opsion për të mbetet rikthimi te Espanyol por nuk mungojnë ofertat nga Bundesliga dhe Premier League për gardianin 32-vjeçar.