Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami mbrëm ka qenë i ftuar në emisionin Pressing në T7, përballë gazetarit dhe analistit Berat Buzhala. Kasami ka diskutuar rreth aktualitetit politik në Maqedoninë e Veriut, dhe koalicionimet e mundshme. Kreu i BESËS theksoi se mos marrja e datës për fillimin e negociatave me BE-në, është dështim partive qeveritare.
“Në momentin kur duhej të merret data për fillimin e bisedimeve me BE-në, Maqedonisë së Veriut i ndodhi skandali “Reket”, ku e përfshirë ishte ajo që duhej të luftonte krimin, prokurorja speciale Katica Janeva. Poashtu doli si e dyshuar në këtë rast, edhe nënkryetarja e Kuvendit, nga radhët e LSDM, të cilës nuk i’u morrë mandati që të gjykohet më lirë dhe gjithë këtë proces eurointegrues e udhëhiqte Bujar Osmani, të cilin më herët Zoran Zaev e ka akuzuar në lëndën “Pacienti”. Pra vetë pacienti po i udhëhiqte euro-integrimet”, deklaroi Kasami.
Gjithashtu, Bilall Kasami deklaroi se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 12 prill të vitit që vjen. (koha.mk)