Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka votuar në qytetin e Tetovës, ku nga aty dha mesazh se ky referendum ka të bëj me ardhmërinë e vendit dhe brezave që do lëmë pas nesh. Kasami gjithashtu theksoi se qytetarët e kanë fatin në duart e tyre dhe ata duhet të vendosin për ardhmërinë e vet, duke votuar “PËR” në këtë referendum. “Ndryshe nga zgjedhjet e tjera nuk votohet për deputet apo për kryetar komunash, por sot votohet për të ardhmen e vendit dhe fëmijëve tanë”, u shpreh para mediave lideri i BESËS, Bilall Kasami.