Tetovë, 6 korrik – Lëvizja Besa dje ka realizuar disa aktivitete në kuadër të fushatës zgjedhore, duke i respektuar njëherësh gjitha rekomandimet për shëndetin e qytetarëve.
“Edhe sot u përmbyll me sukses agjenda e fushatës zgjedhore. Në kuadër të 10 aktiviteteve të parapara sot u realizuan këto takime: Njësia Zgjedhore 6: Kandidatet për deputete Hatije Etemi Azizi dhe Fatlinda Jaja realizuan aktivitet me Forumin e Gruas në Tetovë. Kryetari BilallKasami së bashku me kandidatin Fadil Zendeli dhe kandidatët e tjerë, realizuan takime me banorët e fshatrave Sellcë, Negotinë, Pallçisht dhe Kallnik. Njësia Zgjedhore 5: Kandidatja për deputete MelindaRashidi realizoi takime me banorët e fshatrave Oktis, Podgorcë dhe Boroec (Komuna e Strugës). Njësia Zgjedhore 2: Kandidati Bastri Bajrami ka shpërndarë programin zgjedhor dhe materiale tjera propaganduese në Kumanovë. Njësia Zgjedhore 1: Kandidati Kastriot Rexhepi realizoi takime me banorët e fshatrave Lubin dhe Sfillare (Komuna e Sarajit). Ky është ekipi i pa lodhshëm i Lëvizjes BESA. Të angazhuar maksimalisht deri në fitoren e madhe më 15 Korrik”, njoftojnë nga Lëvizja Besa. (koha.mk)