Tetovë, 15 korrik- Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami të drejtën e tij të votës e realizoi në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë në vendvotimin 1947. Votimi ishte kryer sipas protokolleve shëndetësore me dezinfektim dhe mbajtje të obligueshme të maskës.
“Sot e shfrytëzova të drejtën time qytetare të votoj në këto zgjedhje korrekte, demokratike dhe të sigurta për shëndetin e qytetarëve. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Maqedoninë të vazhdojë në rrugën e saj euroatlantike ose të kthehet prapa në diktaturën e papublikuar në të cilën jetuam më shumë se 10 vjet. Në këto zgjedhje e kemi atë mundësi të artë të votojmë, vazhdoi procesi euroatlantik dhe rruga e Maqedonisë, siç u bëmë pjesë e NATO-s, të bëhemi edhe pjesë e Bashkimit Evropian që të bëhemi pjesë e botës së zhvilluar dhe të jemi mes popujve të zhvilluar botëror. Do të thotë sot e shfrytëzova atë mundësi t’u bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi të dalin dhe të votojnë, sepse zgjedhjet janë të sigurta për shëndetin e tyre, ndërsa ajo që është më e rëndësishme në këto zgjedhje është kjo mundësi e artë të votojnë që të vazhdojë rruga dhe procesi euroatlantik në Maqedoni”, theksoi Kasami.