Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroi fillimin e muajit të shejtë të Ramazanit.
“Të dashur besimtarë dhe ju të gjithë bashkëqytetarë, më lejoni që në emrin tim dhe të të gjithë qytetarëve t’ju përcjell urimet më të përzemërta me rastin e muajit të shenjtë Ramazani. Ky muaj le të shërbej për lutje, për solidaritet në mes njëri tjetrit, për paqe, humanitet, dashuri, për predikime, për lexim pasi vetë fjala e parë e Kuranit thotë lexo, mëso, studio. Agjërimi është një adhurim, një ibadet që do të na ndryshojë jetën, do të na vetëdijësojë, do të na pastrojë shpritin dhe do të na largojë nga vetitë e këqija. Ramazani është muaji i lutjeve, i faljes, i vëllazërimit muaj ku nuk ka vend për urrejtje, për inate, dhe për vepra të këqija. Të gjithëve Ju dëshiroj agjërim të lehtë dhe të pranuar nga Zoti, qoftë ky muaji i paqes, dritës, bekimit dhe dashurisë në mes njerëzve”, thuhet në urimin e Kasamit.