Shkup, 29 janar – Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i shoqëruar nga nënkryetari Kastriot Rexhepi kanë qenë për vizitë në Parlamentin e Malit të zi, njofton Koha.
Ata të hënën, u pritën në një takim nga nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genc Nimanbegu.
“Takimi është në kuadër të vizitave që kryetari Kasami i bën me faktorin politik shqiptar në rajon për kordinim dhe shkëmbim të eksperiencave politike. Takimi u zhvillua në frymë vëllazërore dhe u ra dakord që eksperiencat e Malit të Zi si anëtar i NATO-s tu shërbejnë politikave të Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët në Mal të Zi me votën e tyre e shkëputën Malin e Zi nga kthetrat e Sërbisë dhe ia hapën rrugën euro atlantike. Ndërsa shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ishin vendimtar në shkëputjen nga influenca ruse tha Bilall Kasami. Bashkëpunimi në fushat e politikave të; arsimit, kulturës, turizmit, integrimeve, fondeve europiane do jenë prioritet i bashkëpunimit mes fakrorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.
Nga ana tjetër, siç njoftojnë nga Lëvizja BESA, Genc Nimanbegu si nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi e përgëzoi Kasamin për rolin vendimtar që kishte Lëvizja BESA që marrëveshja e Prespës të kalojë në Parlament(koha.mk)