Shkup, 16 janar – Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, ka realizuar takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në këtë takim miqësor, siç citohet në njoftimin nga partia, u diskutua për situatën aktuale politike dhe për rolin e shtetit shqiptar duke kontribuar për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Temë diskutimi ishin edhe ndryshimet kushtetuese në Maqedoni dhe proceset e rëndësishme që e presin vendin, në procesin e anëtarësimit në NATO dhe në BE. Kryetari Kasami informoi për kontributin dhe të arriturat e Lëvizjes Besa si parti opozitare gjatë këtij procesi.
Në takim u bisedua edhe për nevojën e bashkëpunimit të faktorit shqiptar për interesa shtetërore duke lënë anësh interesat politike partiake.
Rama dhe Kasami u dakorduan që takime të ngjajshme të realizojnë edhe në të ardhmen