Shkup, 9 janar – Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me nënkryetarin e partisë, Kastriot Rexhepi, realizuan takim me ambasadorin e Sllovenisë në Shkup, Milan Jazbec.
Në këtë takim, siç kumton Kabineti i Kasamit, u diskutua për ndryshimet kushtetuese, proceset eurointegruese, si dhe për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.
Ambasadori slloven me këtë rast shprehu mbështetjen e Sllovenisë për proceset integruese të vendit.
Gjithashtu Kasami e informoi ambasadorin për amendamentet e Lëvizjes BESA. Takime të ngjajshme u dakorduan të realizohen edhe në të ardhmen.