Shkup, 30 qershor – Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me deputeten, Teuta Bilalli dhe shefin e kabinetit të kryetarit, Faton Fazliu, sot ka realizuar takim me zëvendësambasadorin e Britanisë së Madhe në Shkup, z. Paul Edëards dhe këshilltarin politik pranë kësaj ambasade, z. Ian Cramman. Në këtë takim kryesisht është biseduar për funksionimin e Paralementit si dhe reformat e nevojshme e të domosdoshme, për të shkuar Maqedonia drejt progresit, me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë thënë se janë të gatshëm që të japin kontributin e tyre në realizimin e reformave të nevojshme. Të dyja palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.